​Superinfeksionet, kërcënim për personat që trajtohen për COVID-19

Një ndërlikim i zakonshëm i infeksioneve të tilla si gripi ose koronavirusi është infeksioni bakterial sekondar, i mbivendosur ose një superinfeksion, që është rezistues ndaj trajtimit që përdoret kundër infeksionit parësor.

Komplikimi i këtyre superinfeksioneve është komponent i heshtur i rasteve dhe vdekjeve dhe jo gjithmonë merr vëmendje. Për shembull, dekada pas pandemisë së gripit spanjoll në vitin 1918, disa studime treguan se shumë vdekje u shkaktuan nga superinfeksione bakteriale.Ndërsa ndryshimet në testimin laboratorik një shekull më parë dhe mungesa e regjistrave të plotë, vështirësonin saktësimin e shkaqeve të vdekjes, ekspertët i atribuuan shumë vdekje pneumonisë komplekse të gripit spanjoll. Ndërsa ka pak njohuri për dëmin e brendshëm të shkaktuar nga COVID-19, ekziston shqetësim dhe njohuri në rritje për rrezikun e mundshëm të superinfeksioneve.

“Deri në 50% e vdekjeve të personave të shtruar në spital, të cilët përdorën ventilatorë janë në fakt pasojë e superinfeksioneve bakteriale”, tha Julie Gerberding, presidentja aktuale e departamentit të vaksinave Merck dhe ish-drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA.

“Është një forcë vdekshmërie, së cilës duhet t’i kushtojmë më shumë vëmendje”, shtoi ajo.