​Si detoksifikohet trupi në mënyrë natyrale?

Kush, me ardhjen e verës, nuk ka dëgjuar kurrë për dietat detox ose trajtimet detoksifikuese?
”Nuk ka asgjë më të bezdisshme sesa të ndjeheni të fryrë dhe letargjik gjatë ditës”, shkruan gazeta italiane ”Il Giornale”.
Shpesh shkaku nuk kuptohet menjëherë, por në shumë raste është trupi ynë që na paralajmëron për nivelin e toksinave të rritura.

Nuk është një sëmundje e vërtetë, por kjo ndjenjë e lodhjes tenton të përkeqësojë cilësinë e jetës sonë, duke na penguar të punojmë ose studiojmë në mënyrën më të mirë dhe të shijojmë çdo moment të ditës.
Ja disa nga rregullat për detosifikimin e organizmit
● Eliminoni patatet e skuqura, salcat, snacks-et pasi ato janë të pasura me yndyra dhe sheqerna dhe me mungesë të elementeve ushqyese.

● Rritni konsumin e drithërave, bishtajoreve dhe farave, pasi këto janë ushqime të pasura me fibra natyrale që ndihmojnë trupin të mbajë veten të pastër dhe të ketë një veprim të shkëlqyeshëm detoksifikues.
● Jepni përparësi konsumit të frutave dhe perimeve sezonale, thelbësore për eliminimin e mbeturinave dhe përshpejtimin e metabolizmit. Në veçanti, rekomandohen patatet, domatet, specat, patëllxhanët, lakra, lulelakra dhe perime të tjera të pasura me squfur. Gjithashtu qepë, karota, hudhër, presh dhe rrepa.

● Shmangni ngrënien e mishit të kuq, vezëve, sallamit, ëmbëlsirave, ushqimeve të tymosura dhe sheqernave të rafinuar.
● Zvogëloni pjesërisht produktet e qumështit (qumësht dhe derivate), duke preferuar qumështin e sojës ose qumështin edhe më të mirë të orizit, tretet më lehtë dhe pa hormone shtazore që lodhen për t’u metabolizuar.
● Eliminoni pijet me gaz gjatë gjithë procesit të detoksifikimit. Prania e tepërt e sheqernave dhe disa agjentëve kimikë, të tillë si fosfati, nuk favorizojnë një rrjedhje korrekte të oksigjenit në qeliza dhe për këtë arsye parandalojnë eliminimin e mbeturinave.

● Zvogëloni konsumin e kafesë, duke e zëvendësuar atë me çajra bimorë, elb, apo edhe më mirë, me çajra detoksë të veçantë. Ka çajra detoksi në treg të zhvilluara posaçërisht për të ndihmuar trupin tonë të heqë qafe mbeturinat dhe t’i japë trupit më shumë energji.
● Praktikimi i ushtrimeve fizike vazhdimisht ju lejon të digjni dhjamin e tepërt dhe të bëni detoksifikimin e trupit më të shpejtë dhe më efektiv.