​SHBA, mbi 1000 të vdekur nga koronavirusi brenda 24 orëve

Sipas Universitetit Johns Hopkins, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë raportuar 965.942 raste me koronavirus dhe 54.883 vdekje.

Të Dielën, JHU raportoi 26.732 raste të reja dhe 1.092 vdekje vetëm në SH.B.A.

Në total përfshihen raste nga të 50 shtetet, Rrethi i Kolumbisë dhe territoret e tjera të SH.B.A.-së, si dhe rastet e riatdhesuara dhe ato në ushtrinë amerikane, spitalet e veteranëve dhe burgjet federale.