​Sa ujë duhet të pini gjatë verës?

Trupi humbet më shumë lëngje gjatë verës, andaj është e rëndësishme të pini mjaft ujë.
Nutricionistja Lauren Minchen shprehet se marrja e sasisë së ujit kjo varet nga pesha e trupit dhe vetë trupi.
“Sasia e saktë e ujit të nevojshëm varet nga personi, por për të rriturit aktivë, rekomandohet ndërmjet dy dhe katër litra në ditë”, vuri në dukje Minchen.
Ajo shtoi se trupi juaj ndoshta do të ketë nevojë për më shumë ujë nëse ushtroni rregullisht.

Ngjyra e urinës mund t’ju tregojë nëse duhet të pini më shumë ujë. Minchen thotë se nëse ngjyra e urinës është e errët, kjo është një shenjë se keni nevojë për ujë.
Lodhja, lëkura e thatë, ngërçet muskulore, kapsllëku dhe marramendja janë gjithashtu tregues të dehidrimit.
Përveç që pini një gotë ujë, mund të hani edhe ushqime që përmbajnë sasi të mëdha uji.