​Ramadani siguron qytetarët: Testet që i pranoi Qeveria Kurti nga Serbia nuk janë përdorur

1 mijë teste donacion nga Serbia për COVID-19 i pranoi ish-kryeministri Albin Kurti dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, veprim ky që u quajt nga analistët dhe partitë opozitare si diçka skandaloze.
Pranimi i donacionit të 1 mijë testeve nga Qeveria Kurti para disa muajsh e bëri Serbinë që të tregohet si humane në arenën ndërkombëtare, duke e ditur se çfarë shteti është në raport me Kosovën tash e disa vite.

Por, këto teste për fat të mirë nuk janë përdorur nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës për të bërë teste ndaj qytetarëve.
Drejtori i IKSHPK’së, Naser Ramadani njoftoi se testet e ardhura nga Serbia ende janë të papërdorura.

“Testet e ardhura nga Serbia janë të papërdorura…32’11Për rolin e marrjes së testeve ne jemi institucion i ministrisë së Shëndetësisë dhe ne çka thotë ministria bëjmë. Pra, testet kanë ardhur atje në laboratorin e mikrobiologjisë as nuk i kam parë kur kanë ardhur as ku janë vetëm atë që e thash që janë dhe nuk janë përdorur e di ajo më përket mua si menaxher. Testet kanë ardhur në laboratorin e mikrobiologjisë dhe janë pranuar nga shefi i laboratorit”, tha Ramadani teksa është intervistuar nga anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar për menaxhimin e COVID-19.
Ramadani theksoi po ashtu se të gjithë qytetarët që kanë pasur simptoma të COVID-19 janë duke u testuar.