​Pronarët e pishinave e kërc*ënojnë Qeverinë me ultimatum: Do ta bllokojmë kufirin me Shqipërinë

Me parulla të ndryshme si “Kryeministër, nëse nuk na ndihmoni, na leni të punojmë”, pronarët e pishinave protestuan sot para Qeverisë së Kosovës.
Kryetari i Shoqatës së Pishinave, Diamant Paçarizi, i ka dhënë ultimatum Qeverisë deri sonte që ta shfuqizojë vendimin për mbylljen e pishinave publike, në të kundërtën ka thënë se do të pro*testojnë në kufirin me Shqipërinë.
Paçarizi, deklaroi se në kufirin me Shqipërinë nuk do të lejojnë kalimin e automjeteve për në bregdetin shqiptarë.

“Nëse Qeveria nuk merr vendim më së paku deri sonte, ne do të mbajmë protestën e radhës në kufirin me Shqipërinë ku do t’i bllokojmë automjetet që do të dalin nga Kosova. Kërkojmë nga Policia që të mos të ketë provokim të situatës për arritjen e qëllimit tonë”, tha Paçarizi.
Pronarët e pishinave thanë se do të angazhojnë dhe një avokat, përmes të cilit do të kërkojnë kompensim nga Qeveria e Kosovës.

“Ne do të angazhojmë një avokat për kompensimin e dëmit që na ka shkaktuar vendimi tendencioz i Qeverisë”, tha ai.
Vendimin e Qeverisë së Kosovës për mbylljen e pishinave, Paçarizi po e konsideron skandal. Ai ka theksuar se nëse vërtetohet se pishinat janë vatër e shpërndarjes së virusit COVID-19, atëherë vetë ata do ta zbrazin ujin nëpër pishina.
“Kemi dalë që të protestojmë në mënyrë simbolike për vendimin skandal të qeverisë së Kosovës për mbylljen e pishinave në gjithë territorin e Kosovës. Ajo që është ishte më absurdja dhe më e papranueshme për ngufatjen që na bëri kryeministri ishte se me çfarë ekspertizë ose me cilin grup të ekspertëve 4 vlerësuan që në pishinat e brendshme nuk ka virus dhe në ato të hapura virusi qenka prezent, e për çka para disa javësh kishin vendosur të kundërtën. Nëse vetëm një ekspert hidro-sanitar dhe IKSHP-K e vërteton që pishinat janë vatër e shpërndarjes së virusit dhe jo parandalues ne në mënyrë vullnetare do ta zbrazim ujin, por është e papranueshme që pishinat e Shqipërisë dhe ato të mbyllurat mos të kenë virus dhe ato të hapura të jenë vatër e përhapjes”, deklaroi ai.

Po ashtu, Paçarizi tha se pronarët e pishinave kanë respektuar vendimet e Qeverisë për mbajtjen e distancës dhe se deri më sot nuk ka asnjë të dhënë që dikush është infektuar nga koronavirus në pishina.