​Osmani ia ndal mikrofonin Veselit, edhe Kurti qesh me Limajn

Seanca e sotme nuk ka qenë vetëm me debate, akuza dhe kundër akuza. Aty kishte edhe relaksim, të qeshura dhe ndalje të mifrofonit.
Në seancë, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli tha se Kurti është rrezik për shtetin, por në një moment, kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ia ndali mikrofonin.

Veseli: Nuk dua të flas për dietën e parimeve të Kurtit

“Unë sot nuk dua të flas për të kaluarën e tij e cila është e mbushur me premtime të mëdha e të shkelura brutalisht pastaj, e as për dietën e tij të parimeve. Konvertimi i tij nga një mohues i të gjithëve në një mohues të vetvetes, është çështje e tij”, tha ai.
Këtu Osmani ndërpreu fjalimin e Veselit, duke vazhduar t’i jap fjalën deputetëve tjerë.
Kurse, Fatmir Limaj gjatë fjalimit i bëri të qesh deputetët dhe kryeministrin Kurti.

Limaj: Kurti po bën hajgare

“Krejt bota po merret me dialogun e ti vjen këtu e thu, Hashimi nuk bën të merret me dialogun, unë jam po qu, çka po pret, qu burrë mere detyrën….. pse bre po bën hajgare veç lëndën e parë e pas 15 dite ke thënë e heqi krejt. Me qenë veç lëndën e parë ka kuptim, por ke me heq pas 15 dite krejt, kështu ke thënë me 1 prill”, tha ai.
Kurse Kurti në kundërpërgjigje të fjalimit të Limajt, i thotë se mësimi që nuk mësohet duhet përsëritur, gjë që bëri të qesh disa deputetë.

Kurti: Mësimi që nuk mësohet duhet përsëritur
“Mësimi që nuk mësohet duhet përsëritur, prandaj më lejoni ta lexojë çfarë kam thënë“, tha ai.