​Masat e reja antiCOVID-19, këto janë dokumentet që duhet të posedojnë personat për hyrje-dalje nga Kosova


Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka vendosur masat e reja kundër-COVID-19, ndër të cilat parashihen edhe për personat që hyjnë dhe dalin nga Kosova nga data 13 deri 26 shtator.

Çdo person i cili hyn në Republikën e Kosovës, duhet të posedoj një nga dëshmitë e mëposhtme:
Certifikatën e vaksinimit për vaksinimin e plotë ose marrjen e një dozë të vaksinës kundër COVID-19
Testi RT-PCR negativ për COVID-19, jo më i vjetër se 72 orë
Dëshmi se personi ka kaluar COVID-19 (test RT-PCR pozitiv i lëshuar jo më pak se 21 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë ose rezultat pozitiv i testit të antitrupave serologjik –IgG, i lëshuar më së shumti para 30 ditëve
Test i shpejtë antigjen negativ jo më i vjetër se 48 orë.

Shtetasit e Kosovës, si dhe personat me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovës, të cilët hyjnë në Republikën e Kosovës, në rast se nuk posedojnë një nga dëshmitë, duhet të vetë-izolohen për 7 ditë. Këta persona duhet të plotësojnë deklaratën nën betim për vetë-izolim në pikën kufitare përkatëse.

Nga kërkesa për të poseduar ndonjërën nga dëshmitë lirohen personat të cilët hyjnë në Kosovë përmes aeroportit apo përmes pikave kufitare tokësore dhe largohen nga Kosova brenda tri orësh përmes aeroportit ose pikave kufitare tokësore, me kusht që në hyrje të nënshkruajë deklaratën se do ta lëshojë Kosovën brenda tri orësh, personat, të cilët punojnë si transportues profesionist (vozitës), me kusht që të respektojnë protokollin për transport ndërkombëtarë për mbrojtje nga COVID-19, shtetasit e Republikës së Kosovës që kanë dalë jashtë Kosovës në 12 orët e fundit, qytetarët e huaj, të cilët kalojnë nëpër Kosovë përmes transportit të organizuar me autobus ose me linjë të rregullt ndërkombëtare, transit, me kusht që të nënshkruhet deklarata se do ta lëshojnë territorin e Kosovës brenda pesë orësh, diplomatët e huaj, të akredituar në Kosovë dhe personat nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare, thuhet në vendimin e Qeverisë së Kosovës.