​Italia mund të presë valën e re të koronavirusit në gusht

Italia mund të përballet me një valë të re të pandemisë Covid-19 qysh në gusht dhe jo siç u njoftua në shtator ose tetor. Profesor Andrea Chrysantini mikrobiolog në Universitetin e Padovës paralajmëron për këtë.
Ai është autori i një modeli të suksesshëm të kufizimit të përhapjes së koronavirusit të ashtuquajturit “model Veneto” i cili përbëhej nga testimi masiv i qytetarëve falë të cilit rajoni verior i Italisë regjistroi një numër relativisht të vogël të infektuar dhe të vdekur nga Covid-19 krahasuar me provincat fqinje.

Profesori Chrysantini thotë se është e pazakontë që një numër relativisht i vogël i të infektuarve regjistrohen tani në Itali ndërsa situata në të gjitha vendet fqinje është e ndryshme dhe numri i të infektuarve po rritet.
“Unë nuk do të doja të përhapja pesimizëm, por kam disa dilema. Mund të jemi më të mirët por është gjithashtu e mundur që ne nuk do të testojmë gjithçka që duhet” paralajmëron profesori Chrysantini.

Ai rekomandon testimin masiv si një parandalim.
“Testimi masiv sigurisht që kushton para, por nënvlerësimi i rrezikut të ri-përhapjes së infeksionit mund të na kushtojë shumë më tepër si financiarisht ashtu edhe në jetën e njerëzve” paralajmëron Chrysantini.