​Haxhiu: Duhet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme


Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu tha se sot Kosova ka kapacitet t’i bëjë nga 700 deri në 1000 teste në ditë. Ndërsa, pse nuk bëhen duhet të përgjigjen përgjegjësit shëndetësor.
Sipas tij, sot situata është më serioze se sa të shikohet kush çka ka bërë.

“Kam kërkuar që të vendoset gjendja e jashtëzakonshme, dhe kjo gjendje nuk do të thotë mbyllje por kufizim të disa veprimtarive dhe shtetit i jepet mundësia ti ndihmojë ata që kanë nevojë me procedura të shpejta”, tha ai.
Ai shtoi se me vendim të kryeministrit Thaçi dy herë janë ngritur pagat e stafit shëndetësor.