​Edhe një deputet i PDK’së rezulton pozitiv me Covid-19

Deputeti i PDK’së, Andin Hoti ka njoftuar se ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Ai përmes një statusi në Facebook ka treguar edhe për gjendjen e tij shëndetësore.
Ky është statusi i tij i plotë:

Të dashur miq,
Sapo u njoftova nga IKShPK se kam rezultuar POZITIV për Covid-19.
Shenjat e para kanë filluar para 3 dite: Vështirësi në frymmarrje, kollë, humbje e lehtë e shijes!
Me rekomandim të institucioneve shëndetësore do të vet-izolohem deri në shërim të plotë.

I kërkoj falje secilit nga ju që kam pasur kontakt ditëve të fundit, e që si pasojë mund të rezultoj pozitiv në të ardhmen.
I shpreh mirënjohje të pa rezervë mjekëve, infermierëve, e gjithë personelit shëndetësor për mundin që po e bëjnë në lu*ftën kundër virusit.
#Bartemaskën #Ruajdistancën.