Кumanovë, rikthehen turmat para izolimit

Një ditë para karantinës tre ditore qytetarët e Kumanovës nxitojnë të blejnë rezerva ushqimore. Tregu i gjelbër ishte zona e mbushur përplot me njerëz. Dyndje për të arritur në tezgat e fruta perimeve, por shumë prej tyre nuk përmbahen edhe blerjen e luleve. Qytetarët thonë se e kanë merituar rikthimin e orës policore nga që nuk kanë respektuar rekomandimet shëndetësore.

“Mirë është vendosja e karantinës, por duhet më shpesh. Shumë herët e hoqën karantinën, është dashur ta vazhdojnë.”

 “Kjo punë është shumë mirë, si për veten ashtu edhe për familjen dhe të tjerët por duhet të respektohet, duhet shteti të merr masa më tepër të angazhoj polici se një ka maskë 10 të tjerë jo.”

“Po mirë është kjo situatë pasi që po i mbajmë këto ‘rrjeta në gojë’ kurrë më mirë nuk ka qenë. Për ta ruajtur shëndetin tonë dhe të gjithë të tjerëve.”

“Nëse nuk bartin maska duhet ti izolojmë jo 1 ose 2 ditë, por gjithë vitin. Ose të dënohen me gjoba të larta ose të rrihen fizikisht.”

 Në Komunë u mbajt takim me shtabin për menaxhim me krizat. Frikën e transmisionit të virusit nga Komuna e Likovës si vatër e re e CoVid-19, e shprehu kryetari i Kumanovës, Maksim Dimistrievski.

 Nga Komuna e Likovës të parandalohen të gjitha situatat e mundshme në përhapjen eventuale të Komunës së Kumanovës, për shkak se e dimë që këto dy komuna fqinje janë të lidhura me frekuentimin e popullsisë ndërmjet këtyre dy zonave”-тха Maksim Dimitrievski, Kryetar i Komunës së Kumanovës.

Kumanova është njëra nga 10 komunat e vendit që këtë fundjavë do të jetë e mbyllur plotësisht. Nga Qendra e Shëndetit Publik thonë se prej 85 rasteve aktive në Kumanovë 67 janë të Komunës Likovës. Në këtë rajon ka gjithsej 24 të vdekur, ndërsa mbi 500 raste të prekur që nga fillimi pandemisë.