Аrrestohen dy persona për vrasjen e 14-vjeçarit në Prilep

Policia ka njoftuar se janë arrestuar të dyshuarit për vrasjen e 14-vjeçarit në Prilep.

“Sot (01.03.2024) në orën 04:00 në fshat Senokos, komuna e Dollnenit, policët nga DPB e Prilepit kanë privuar nga liria një të mitur dhe V.T.(21), të dy nga fshati. Senokos, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “vrasje”.

Përkatësisht, me datë 29.02.2024 në ora 19:37 në DPB Prilep është raportuar se në Bl. “Goce Dellçev” në Prilep, një person është konstatuar me lëndime, pas së cilës është dërguar në Spitalin e qytetit të Prilepit, ku nga ana e mjekut është konstatuar vdekja dhe është konstatuar se është një i mitur nga Prilepi.
Policët nga DPB Prilep së bashku me prokurorin publik kanë kryer këqyrje të vendit të ngjarjes dhe sipas vendimit të gjykatës është kontrolluar në shtëpinë e të miturit në fshatin Senokos, gjatë së cilës janë gjetur dhe konfiskuar sendet me të cilat është kryer krimi.
Me të miturin është zhvilluar një intervistë zyrtare në të cilën ai ka pranuar veprën penale dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, në koordinim me prokurorin publik, ndaj tij është bërë kallëzim penal nga neni 123 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.