​Pacolli: Mysafirin nga Kosova e ofendoi në mënyrë të shfrenuar pronari i “Ylli i Detit

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka shkruar se Shqipëria mund të zhvillohet ekonomikisht vetëm nga turizmi, por jo duke parë raste të ngjashme sikurse ky që ndodhi sot.
Reagimi i Pacollit vie pas publikimit të një bisede mes një pushuesi nga Kosova dhe stafit të hotelit “Ylli i Detit”, ku pasi nuk arrihet marrëveshja për rezervim të hotelit, pasi pushuesit i kërkohet që të jap kapar për rezervim, edhe pse rezervimi, pushuesi merr fyerjet nga më të tmerrshmet, ku mes tjerash i thuhet se kosovarëve “serbi u bëri pak”.

Postimi i Pacollit në Facebook:

Çdo verë, kaloj pushimet me familje edhe në Shqipëri. Shqipëria mund të zhvillohet ekonomikisht vetëm nga turizmi, por jo duke parë raste të ngjashme sikurse ky që ndodhi sot. Sot pamë një shembull të tmerrshëm, të cilin kurrë nuk shpresoj ta shohim më. Nuk është vetëm një punëtor i hotelit” Ylli i Detit”, që ofendoi mysafirin nga Kosova në mënyrë të shfrenuar, por është vetë pronari. Kjo nuk është ajo ndjenja për të cilën ne kemi ëndërruar dhe sakrifikuar dhe ose ndjenja që na shtyen të pushojmë në Shqipëri.